Më shumë se 200 civilë ende të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol

Më shumë se 200 civilë janë ende të izoluar në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të Mariupolit, ka thënë kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boychenko, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë thënë se shpresojnë të evakuojnë më shumë civilë sot.
Boychenko tha se rreth 100,000 civilë ishin ende në Mariupol, i cili ka qenë nën rrethim për javë të tëra./21Media

Back to top button