Largimi nga gazi rus, Haradinaj-Kurtit: Ku është Kosova?
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar Albin Kurti për shkak se siç tha ai, refuzimit të rreshtimit të Kosovës përkrah SHBA-së për largimin e shteteve nga gazi rus.
Sipas tij në kohën kur në Uashington po mbahet ngjarja më e madhe e largimit nga gazi rus me shtetet lidere në diversifikim të energjisë, Kosova nuk është aty.
”Albin ku je ti? Ku është Kosova? Duhet të japësh përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me ShBA”, ka shkruar Haradinaj./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?