Zelensky pas evakuimit të civilëve: U desh mund e negociata, e kemi rezultatin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se 156 persona arritën sot në Zaporizhzhia pasi u shpëtuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.
“Më në fund kemi rezultatin, rezultatin e parë të operacionit tonë të evakuimit me Azovstal në Mariupol, të cilin ne e kemi organizuar për një kohë shumë të gjatë. U deshën shumë mund, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”, ka thënë ai.
Ai shtoi se të evakuuarit kishin kaluar më shumë se dy muaj në strehimore.
“Vetëm imagjinoni, për shembull, një fëmijë është gjashtë muajsh, dy prej të cilave i ka kaluar nën tokë duke u fshehur nga bombat dhe granatimet. Më në fund, këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Ata do të marrin ndihmë”, shtoi Zelensky./21Media

Back to top button