Ka nisur takimi i Kurtit me Scholz
Eskorta e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në oborrin e qeverisë gjermane, në të cilin do të pritet nga kancelari Olaf Scholz.
Raportohet se takimi ka filluar dhe do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 16:00.
Scholz sot në Berlin do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media