Scholz i kërkon Kurtit konstruktivitet në dialog
Kancelari i gjerman Olaf Scholtz, sot në Berlin ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti ku pas këtij takimi iu drejtuan publikut përmes një konference për media.
Në këtë takim u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Scholz ka kërkuar konstruktivitet në dialog nga Kurti.
Kancelari gjerman tha se kohën e sotme kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet.
Ai tha se objektivi i dialogut është marrëveshja e gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Krahas kësaj në një konferencë për medie me Kurtin, kancelari gjerman shtroi nevojën e përparimit të shpejtë për liberalizimin e vizave.
Ndërkohë kërkoi bashkëpunim rajonal përmes Procesit të Berlinit. Kancelari gjerman e vlerësoi si pozitive pozicionin e Kosovës pas agresionit rus në Ukrainë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?