Kurti nga Gjermania: Mjaft është mjaft, Kosova i ka kryer detyrat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz ka thënë se Kosova ka kryer detyrat e saj për çështjen liberalizimit të vizave dhe se tani është radha e BE-së ta bëjë të njëjtën.
Kurti ndër të tjera tregoi se çështja e liberalizimit të vizave ishte temë që u diskutua me kancelarin gjerman gjatë takimit.
“Në korrik bëhen 4 vite prej se Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë dhe ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft dhe kjo çështje të vendoset për vendimmarrje në Këshillin e BE-së dhe tani është radha që edhe BE ta bëjë të njëjtën”, tha kurti gjatë konferencës së përbashkët me Scholz./21Media
 

Back to top button