16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, nga 789 testime të kryera.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 577.
Në Kosovë janë 402 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit  dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 826 mijë e 580 doza të vaksinës.
Deri më sot 822 mijë e 166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 101 mijë e 781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button