Lambercht: Më 13 maj do të merren vendime të mira në dialogun Kosovë-Serbi
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë se 13 maji do jetë një ditë ku mund të shënohet një sukses në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel”, ka thënë Lambrecht ndër tjera në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin./21Media