Për Ditën e Evropës, komuna e Prishtinës mbyllë dy rrugë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se me rastin e Ditës së Evropës (e hënë), në kryeqytet do të mbyllen disa rrugë.
Rrugët do të jenë të mbyllura për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me këtë rast, përkatësisht nga ora 09:00-17:00.
Këto rrugë do të jenë të mbyllura:
Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të
Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.
”Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media