31 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

31 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Nga 944 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus: 16 qytetarë në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271 mijë e 561 që nga fillimi i epidemisë./21Media

Back to top button