Dreshaj: Qeveria sa më shpejtë ta miratojë Ligjin e Pagave, mjekët po ikin
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Shemsedin Dreshaj ka thënë se nga mungesa e prespektivës dhe pakënaqësisë në paga, mjekët po vazhdojnë ta braktisin vendin.
Dreshaj theksoi se edhe sot ndodhi një rast i braktisjes së vendit.
“Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do t’i dhuroj në një vend tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmën”, ka thënë Dreshaj.
Ai tutje ka thënë se është koha që të kalohet nga fjalët në vepra. “Pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend”.
“Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë”, përfundoi deputeti i AAK-së”, ka shkruar Dreshaj në Facebook./21Media