Kurti përkujton betejën e Çabratit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti duke përkujtuar 23 vjetorin e betejës së Çabratit të Gjakovës, ka thënë se UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona.
“Sot bëhen 23 vjet nga kjo betejë, që në këto javë pranvere na përkujton se sa shumë kemi përjetuar e qëndruar si popull. Sa shumë gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët e së shkuarës”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në Facebook.
Në Betejën e Çabratit ranë 7 dëshmorë dhe 41 civilë, si dhe 43 qytetarë të tjerë të cilët u rrëmbyen dhe zhdukën./21Media

Back to top button