60 persona nën rrënoja si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainën lindore
60 persona dyshohet se janë vrarë nga bombardimet ruse të një shkolle në Ukrainën lindore.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai, i cili tha se forcat ruse hodhën një bombë në shkollën në Bilohorivka të dielën pasdite.
Ai tha se rreth 90 njerëz ishin strehuar në ndërtesë, e cila mori flakë pas sulmit.
”Zjarri u shua pas gati katër orësh, më pas rrënojat u pastruan dhe, për fat të keq, u gjetën trupat e dy personave. 30 njerëz u evakuuan nga rrënojat, 7 prej të cilëve u plagosën. 60 njerëz kishte gjasa të kishin vdekur nën rrënojat e ndërtesave”, tha ai.