Aksident në Gjakovë, lëndohet një grua

Sot është regjistruar një aksident trafiku, ku ishin të përfshira një makinë dhe një motoçikletë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në udhëkryq mes rrugëve “Mic Sokoli” dhe “Martiret Qerezi” në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj, ka thënë për rtv21.tv se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi ngasësi i makinës nuk ka respektuar shenjën e trafikut- kryqëzim me rrugë me përparësi kalimi.
Si pasojë e aksidentit një grua ka pësuar lëndime trupore.
“E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku pas marrjes se ndihmës për shkak të lëndimeve të rënda, frakturë në dorën e majtë, është shtruar në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Xhurkaj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit rasti shkon ne procedurë të rregullt./21Media

Back to top button