16 raste të reja me koronavirus në vend
Janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, janë shëruar 27 qytetarë, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767 në nivel vendi.
Numri i rasteve aktive është 328.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës antiCovid, 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.338 doza përforcuese.
Që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?