12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19, nga 354 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 887.
Në Kosovë janë 247 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.177 doza të vaksinës.
Deri më sot 822 mijë e 729 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 102 mijë e 467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Show More
Back to top button