Fituesit e Eurovisionit nxjerrin në ankand trofeun
Grupi muzikor ukrainas, njëherit fituesit e edicionit të sivjetëm të Eurovisionit, kanë bërë të ditur se do ta shesin trofeun e fituar në këtë festival të këngës.
Përmes Instagramit ata kanë zbuluar se kjo vjen si rrjedhojë qe duan ta ndihmojnë vendi e tyre me të ardhurat.
Oleh Psiuk, gjithashtu ofroi edhe kapelën e tij për ta shitur.
View this post on Instagram
Së fundmi, ata njoftuan se do të mbajnë turneun e tyre evropian për të mbledhur fonde për Ukrainën.
Kalush Orkestra, fituan Eurovisionin e 15 majit të këtij viti me këngën “Stefania”.
Ishte garë e ngushtë mes tyre e Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës.
Mbretëria e Bashkuar zuri vendin e dytë, ndërkaq Spanja u rendit e treta.
Kujtojmë që edhe Shqipëria ishte pjesë e kësaj gare, por nuk ia doli të kualifikohej./21Media