Dua Lipa dhe Calvin Harris sërish vijnë në bashkëpunim

Kanë kaluar katër vjet që nga koha kur Calvin Harris dhe Dua Lipa sollën hitin e tyre “One Kiss”.
Dyshja sërish do të vijnë në bashkëpunim.
Harris bëri të ditur përmes TikTok-ut se “Potion” do të publikohet në bashkëpunim me Lipën.
Pos dyshes, edhe Young Thug është pjesë e “Potion” e cila publikohet më 27 maj.
“One Kiss” e cila ishte pjesë e albumit të Duas, arriti kulmin e suksesit duke qëndruar për shumë kohë e para në toplista muzikore në botë.
Gjithashtu, kaloi 42 javë në tabelën e Hot Dance/Electronic Songs të Billboard./21Media

Show More
Back to top button