Nis protesta për lejimin e tërheqjes nga Trusti
Ka filluar protesta e një grupi të qytetarëve për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, para Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit po kërkojnë miratimin e tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti.
“Trusti është i joni, jo i Qeverisë”, “Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh”, janë thirrjet e protestuesëve.
Protestës i është bashkuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, që është inicues i ndryshimeve ligjore që lejojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti./21Media