Kërkohet shtimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në shkolla

Shtimi i numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në shkolla është i nevojshëm. Kështu vlerëson Arbenisa Berisha nga “Qendra për shërbime humane dhe zhvillim”.
Ajo në emisionin “Për ditë të mbarë në RTV21 tha se është e vështirë për një mësuese që përveç nxënësve të tjerë, për 45 minuta sa është një orë mësimore të punojë edhe me një nxënës me nevoja të veçanta, andaj sipas saj duhet të bëhet shtimi i numrit të asistentëve.

Berisha po ashtu foli edhe për kampanjën që kjo qendër do ta prezantohet në ditën e fëmijëve me 1 qershor, e cila synon që të rris vetëdijesimi për gjithpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta./21Media

Back to top button