Separatistët pro-rusë thonë se e kanë marrë qytetin kryesor
Separatistët pro-rusë nga e vetëshpallura Republika Popullore e Donetskut thonë se kanë vendosur kontroll të plotë mbi qytetin strategjik Lyman në Ukrainën lindore.
Forcat ukrainase dhe ruse kishin luftuar për qytetin e rajonit të Donbasit për disa ditë, shkruan sky news.
Besohet se forcat e Kremlinit kërkuan të merrnin qytetin si pjesë e shtytjes së tyre më të gjerë drejt Slovianskut dhe Kramatorskut./21Media