Drejtori i Onkologjisë jep dorëheqje, flet për RTV21

Një muaj pasi ka marrë detyrë e drejtorit të Onkologjisë, Ardian Millaku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Millaku për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar lajmin për dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit duke theksuar se dëshiron t’i përkushtohet profesionit dhe familjes.
“E kam paraqitur dorëheqjen por ende s‘me është aprovuar. Thjesht për arsye personale familjare. Duhna t’i përkushtohem profesionit dhe familjes. S’ka asgjë të bëj me ndonjë presion apo ndonjë një gjë tjetër”, ka thënë Millaku për rtv21.tv.
Më 28 prill, Millaku bashkë me disa drejtorë tjerë të rinj, kishin nënshkruar kontratën e punës për pozitat menaxheriale./21Media

Back to top button