Kaloni te përmbajtja kryesore

Jashtë fushës së blertë, futbollistët e njohur prindër të përkushtuar

Vazhdimisht janë duke vrapuar në fushën e blertë, por dimë shumë pak për jetën e tyre private. Shumica jetojnë jashtë Kosovës dhe tregohen shumë të rezervuar lidhur me jetën e tyre personale.
Disa prej futbollistëve të kombëtares tashmë janë prindër, pra janë bekuar me ndjesinë e të qenurit prind, shkruan rtv21.tv
Emrat e njohur të futbolli kosovarë kohën më të madhe duket se e kalojnë pranë familjes, e këtë e dëshmojnë më së miri postimet në rrjetet sociale.
Futbollisti Vedat Muriqi është i martuar me Edibe Jorganxhiu- Muriqi, dhe së bashku kanë dy fëmijë një vajzë dhe një djalë.

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica tash e disa vite është martuar me Belkize Kerën. Çifti janë prindër të dy djemve.

Futbollisti, Lirim Kastrati dhe partnerja e tij Angela Simac, janë prindër të një vajze.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është i bekuar me një vajzë dhe një djalë. Ujkani është i martuar me Efnan Jusufin.

Këta janë disa prej futbollistëve që me paraqitjet e tyre vazhdimisht po i bëjnë krenar të gjithë kosovarët./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button