Mbërrin në Kosovë gazetarja ukrainase Daria Meshchriakova

Të hënën në Kosovë ka mbërritur gazetarja ukrainase, Daria Meshchriakova e katërta gazetare që sistemohet në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.
Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.
Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit.eev
Back to top button