Ukraina mposhtë Skocinë, vazhdon ëndrrën për në botëror

Pavarësisht nga një përgatitje si askush tjetër për një ndeshje futbolli ndërkombëtar, Ukraina bëri një paraqitje të rëndësishme duke e mundur Skocinë 3-1 në gjysmëfinalen e saj të play-off të Kupës së Botës në Hampden Park në Glasgow të mërkurën.
Fitorja emocionale, që përloti shumë tifozë ukrainas me ngjyrat e verdha dhe blu e vendosi Ukrainën vetëm një hap larg kualifikimit për Kupën e Botës të Katarit këtë vit.
Playoffi i së mërkurës fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në mars, por pushtimi rus i Ukrainës detyroi shtyrjen e ndeshjes. Ukraina tani duhet të mposhtë Uellsin në Cardiff të dielën në finalen e playoff-it për të arritur në Kupën e Botës, shkruan rtv21.tv.
Yaremchuk ishte ylli i tyre duke realizuar dy gola në minutat 33’ dhe 49’, kurse me një gol kontribuoi edhe Dovbyk në minutën e 94’.
Golin e vetëm për Skocinë e realizoi McFregor në minutën e 79’./21Media

Back to top button