Figura nga dylli e këngëtares braziliane Anitta
Ylli muzikor nga Rio de Zhaniro, Anitta, ishte e pranishme në një cermoni në New York ku u prezantua skulptura me dukje të saj nga dylli. Kjo skulpturë u prezatua në muzeun Madame Tussauds.
Ky yll brazilian në një deklaratë për shtyp ka treguar se ka bashkëpunuar së afërmi me artistët e Madame Tussauds për realizimin e figurës së saj nga dylli.
Ata kanë punuar me mund që figura të dalë sa më reale, me flokë të njëjta si të Anitta-s, me ngjyrë të njëjtë, ngjyrën e syve të njëjtë, e po ashtu tatuazhet dhe ngjyrën e lëkurës.
Anitta ka thënë se nuk mund të besojë se figura nga dylli në këtë muze është me dukje të saj. Ajo ka treguar se ka mbetur pa fjalë kur e kanë ftuar që të bisedojnë për të dhe është e mahnitur se skulptura do të radhitet pranë atyre të disa prej yjeve të mëdhenj botëror.
Realizimi i skulpturës nga dylli me dukje të Anitta-s vjen pas një viti angazhimesh të saj në muzikë. Ajo muajin prill lansoi albumin e ri “Versions of Me”, që u debutua në festivalin muzikor Coachella.
Kjo këngëtare po ashtu u paraqit në kopertinën e revistës MusicCon të Billboard. Në intervistën e saj për këtë revistë, ajo ka thënë se synon që me muzikën e saj t’i inspirojë artistët e rinj, në veçanti këngëtaret braziliane.
Ajo ka thënë se po ashtu synon që me punën e saj të hap dyert edhe për personat tjerë, jo vetëm në muzikë.
Këngëtarja braziliane Anitta filloi të merret me muzikë në vitin 2010, por famë në botë arriti në vitin 2013 me këngën Show das Poderosas.
Veç këndimit, ajo shkruan edhe tekste këngësh, është aktore, valltare, biznesmene dhe prezantuese televizive./21Media