Rrahje në Hajvali, tre persona bëhen për spital
Tre persona janë sulmuar sot nga dy të tjerë në Hajvali të Prishtinës. Si pasojë e lëndimeve të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka treguar se të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Rreth orës 10:30, kemi marrë informatën për një sulm të ndodhur në rrugën ” Afrim Gashi” në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që tre persona janë sulmuar nga dy të tjerë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, të dyshuarit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Borovci./21Media