Osmani: Absurde si Serbia është në programin e NATO-s e nuk ka synim anëtarësimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasi vizitoi u njoftua për situatën e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, të enjten në shtabin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se Kosova e ka vendin në NATO.
Ajo madje e quajti absurditet faktin se Serbia është  anëtare e Partnership for Peace.
Jemi duke punuar me SHBA dhe të tjera të NATO-s që të binden edhe ato 4 shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos na pengojnë. Po përballemi me situatë absurde ku shtete si Serbia apo Bjellorusia janë në PFP ( Partnership for Peace) përkundër që janë anti-NATO dhe nuk kanë synim për anëtarësim, kurse Kosova që e ka formuar shtetin me ndihmën e NATO-s akoma nuk e ka marrë një ftesë të tillë. Besoj se shtetet janë të bindura qe këto vendime duhet të shihen nga prizmi i sigurisë dhe nëse shihen nga ky Kosova e ka merituar moti të hyjë në NATO”, tha Osmani.
Paraprakisht Osmani tha se me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin diskutuan për zhvillimet në rajon, kapacitetet e Kosovës, planet strategjike.
“Biseduam edhe për partneritetit tonë strategjik me shtetet aleate, në veçanti me SHBA, FSK çdo ditë po i rrit kapacitetet e veta operacionale dhe ato ndërvepruese me NATO-m në këtë organizatë ku FSK e ka vendin dhe për ku po punojmë bashkërisht që sa më parë të kemi fillimisht anëtarësimin në Partneritetin për Paqe e pastaj në përputhje me planin e tranzicionit dhe me përkrahjen që do ta kemi nga miqtë tanë për anëtarësim në NATO”, tha Osmani./21Media

Back to top button