Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet një shpatë e vjetër në Kramuvik

Çdo të premte RTV21 sjellë rubrikën ”Ky është vendi im”, ku secilit vend i jepet mundësai t’i prezantojë bukuritë dhe veçantitë e veta.
Këtë të premte ekipi i RTV21 ishin në Kramuvik ku krahas veçorive të tjera, banorët e këtij fshati kanë treguar se kanë gjetur një shpatë të vjetër e cila duket se daton qysh nga kohët e lashta.
Njëri nga banorët e këtij vendi tha se është munduar ta pastrojë e ta bëjë të duket më e re, mirëpo nuk ia ka dalur për shkak të materialit që me të cilin ajo ishte krijuar.
Gjithashtu shpata mban edhe një shenjë, të cilës ata nuk ia dinin kuptimin, mirëpo, banorët theksuan se shpata krahas kohës, e kishte ruajtur mprehtësinë e saj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button