Johnson angazhohet t’i ndihmojë britanikët e dënuar me burgim të përjetshëm nga Rusia

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është plotësisht i angazhuar për t’i ndihmuar dy britanikë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Sekretari i Irlandës së Veriut, Brandon Lewis ka thënë se Johnson ka urdhëruar ministriat të bëjnë çdo gjë në fuqinë e tyre për të siguruar lirimin e dy britanikëve.
Dyshja u dënuan nga një gjykatë ruse në atë që qeveria britanike e ka quajtur “një dënim të rremë”.
I pyetur nëse Britania mund të bënte diçka në të vërtetë, ai tha se “Sekretari i Jashtëm dhe kryeministri po punojnë me ukrainasit sepse po u shërbenin forcave të armatosura ukrainase, dhe për këtë arsye ata mbrohen nga Konventa e Gjenevës, diçka që të gjitha qeveritë në mbarë botën e kanë respektuar prej dekadash”.
“Është diçka që Rusia duhet ta respektojë gjithashtu. Ne duhet ta mbajmë atë presion dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur jo vetëm këto familje, por në fakt të gjithë ata që po luftojnë për demokracinë në Ukrainë “, u shpreh ai./21Media

Back to top button