Klinaku: Nga dritaret e Kuvendit po provokjojnë me gishta

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, , në protestën që po mbahet nga veteranët ka thënë se nga dritaret e Kuvendit ka persona që po i provokojnë.
“I drejtojmë policisë të marrin masa sepse nga dritaret e Kuvendit që po i hapin janë duke provoku me gishta. Në bazë të infromacioneve që ne i  kemi pushteti don ta provokojë situatën, ju kisha lut juve veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve gjithë ju që jeni prezent ne me policinë nuk kemi probleme janë shokët tanë këta janë për ta ruajtur rendin dhe qetësinë, kërkoj nga pushteti që t’i ndalojë provokimet deh të kthehet ta tërheq ligjin “, tha ai.
Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim projektligjin që përcakton pagën minimale. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.
Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese./21Media

Back to top button