Ministri i Jashtëm turk takon sot Osmanin e Gërvallën
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka arritur dje në Kosovë, ku është pritur nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ajo sot edhe zyrtarisht do ta pres në takim zyrtar homologun e saj turk. Pas takimit, në ora 10:00, Gërvalla dhe Cavusoglu do të japin deklaratë për media dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.
Kurse, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.