Reali ka gati kontratën për ta blinduar Militaon

Eder Militao është shtylla kryesore në mbrojtjen e Real Madridit.
Qendërmbrojtësi brazilian ka qenë ndër lojtarët më meritorë për suksesin e dyfishtë të Realit këtë edicion, triumfin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti anglez Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e Militaos dhe Los Blancos kanë reaguar menjëherë.
Qëllimi i brazilianit është të mbetet në Madrid dhe palët tanimë kanë filluar diskutimet për marrëveshjen e re.
Londinezët i kanë ofruar një kontratë pesë vjeçare me pagë 10 milionë euro në sezon plus bonuset, ofertë që pritet të bëhet edhe nga Reali./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button