Marrëveshja për energjinë, reagon Josep Borrell
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq për arritjen e marrëveshjes për energjinë.
Përmes një postimi në Twitter ai njoftoi se ka biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin për t’i uruar ata lidhur me marrëveshjen.
“Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të ketë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët.” shkroi Borrell.
Spoke to @avucic and @albinkurti to congratulate them on reaching an agreement on the energy roadmap today.
This is a big & important step forward in the EU-facilitated Dialogue and will deliver concrete results for all citizens. We look forward to continue working on next steps https://t.co/5r2jS0SX8n— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2022
Sot në Bruksel në mes të palëve nga Kosova dhe Serbia, është arritur dakordësia mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013./21Media