Haradinaj jep qëndrimin e tij për marrëveshjen me Serbinë për energjinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka thënë se nëse zbatohet nga pala serbe, atëherë “nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme”.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se e tëra në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse sipas tij, këtu janë vënë edhe afatet kohore.
Haradinaj po ashtu ka thënë se sipa skësaj marrëveshje nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës.
“Meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi I pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi I KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019. „, ka thënë Haradinaj.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit./21Media

Back to top button