Shenjat që tregojnë se ai po ju tradhton

Në shumë raste, sjellja nënkupton gjëra që nuk thuhen dot me fjalë. Shpeshherë thuhet se nuk duhet të jeni xhelozë apo posesivë me partnerin tuaj, mirëpo, është mirë që të vëzhgohen disa gjeste, pasi mund të tregojnë se ai ka një tjetër.
Ka disa shenja të pagabueshme që tregojnë se ai ka një tjetër:
Përdorimi intensiv i celularit
Teknologjia është tashmë një pjesë integrale e jetës sonë të përditshme. Në fakt, shumë njerëz nuk e kuptojnë se e përdorim shumë celularin. Megjithatë, nëse partneri juaj ka krijuar një obsesion me celularin, atëherë duhet të shqetësoheni.
Sidomos nëse mundohet që të mos e lërë në ndonjë vend, atëherë mund të jetë duke ju fshehur diçka. Përveç kësaj, nëse ai ndryshon shpesh kodet, atëherë koha është që t’i kushtoni më shumë rëndësi pasi mund të tregojë se ka një tjetër.
Ndryshimi i pamjes
Nëse kohët e fundit, ai është kujdesur shumë për pamjen dhe po përpiqet që të jetë tërheqës, ndoshta po ju tradhton. Rroba të reja, parfum i ri, palestër etj. Ka dy shpjegime: ose ai përpiqet të përmirësojë pamjen e tij për arsye mirëqenieje dhe vetëbesimi ose e ka kthyer vëmendjen diku tjetër dhe bën gjithçka për të qenë tërheqës.
Nuk u përgjigjet thirrjeve tuaja
Nëse ai shpesh i shpërfill telefonatat tuaja dhe më pas bën një sërë justifikimesh për t’ju bindur se diçka e çuditshme nuk po ndodh, atëherë është e kundërta. Me shumë mundësi ai nuk mund ta marrë telefonin, pasi është “i zënë” ose do që të mos kuptoni se ndodhet në një vend tjetër.
Jeta seksuale e reduktuar
Me kalimin e viteve, aktiviteti seksual nuk është aq intensiv dhe i shpeshtë. Por nëse nuk ka përpjekje për t’u afruar, ndoshta partneri juaj e ka përqendruar interesin e tij diku tjetër.
Ai dëshiron të dijë programin tuaj në detaje
Mund ta mendoni si diçka pozitive, por ndoshta në fund arsyeja e interesimit intensiv për programin tuaj fsheh diçka shqetësuese. Në veçanti, nëse ai përpiqet të zbulojë me çdo detaj se kush jeni dhe çfarë po bëni, atëherë me siguri po përpiqet të sigurohet që të mos e telefononi në ato orë ose të mos takoheni rastësisht.

Back to top button