Tensione në sheshin “Skënderbeu”, protestuesit përplasen me Policinë
Kanë vijuar edhe sot protestat kundër propozimit francez me ç’rast ka pasur edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe Policisë së Maqedonisë së Veriut, këtë herë në sheshin “Skënderbeu”.
Protestuesit sulmuan edhe dje shtëpinë ligjvënëse. Të maskuar arritën të kalojnë gardhin mbrojtës dhe sulmuan i policët me gurët e betonit që i nxirrnin nga rruga.
Përveç sulmeve te drejtpërdrejta ndaj policisë, protestuesit sulmuan edhe disa institucione, duke thyer e dëmtuar ndërtesën e Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme.
U lënduan 47 policë, ndërsa 11 protestues u arrestuan, 2 prej të cilëve adoleshentë./TV21
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?