Policia largon kamerat ilegale në Shtërpcë
Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht, janë duke u bastisur katër (4) lokacione të ndryshme, si dhe është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale. Kjo ëshë konfrimuar nga Prokuoria themelore në Ferizaj.
Bëhet e ditur se lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka.
Që nga mëngjesi i hershëm Policia është duke e zbatuar urdhërin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e disa lokacioneve në qytetin e Shtërpcës./21Media