Paraqitet në Polici personi që dyshohet për dhunim
Një person i cIli dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim” është paraqitur në Polici të hënën, pas ftesës që këta të fundit i bënë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më datë 10.07.2022, rreth orës 22:25 në Gjakovë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media