Nesër temperaturat deri në 31 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?