Afro 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Aktualisht janë 4 mijë e 902 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve të reja. Të shtunën, një person ka vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 u regjistruan për një ditë.
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se nga 2 mijë e 811 testime, 1 mijë e 84 raste ishin pozitive me COVID-19.
Shkalla e pozitivitetit arriti në 38.56%, ndërsa sipas ministrisë, në 24 orët e fundit u shëruan edhe 406 pacientë./21Media

Back to top button