Eric Martin mbron të vëllain, mohon akuzat për incest nga nipi i tij
Eric Martin, vëllai i këngëtarit Ricky Martin ka mohuar të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet ai.
Ricky po akuzohet për incest nga nipi i tij.
Eric vazhdoi duke thënë se vetëm për shkak se dikush merr një urdhër mbrojtës sipas këtij statuti, nuk do të thotë domosdoshmërisht se viktima e supozuar po thotë të vërtetën. Ai mendon se faktet duhet të verifikohen tërësisht.
Ndërsa deklaroi se është në anën e së vërtetës dhe drejtësisë, dyshon në thëniet e nipit të tij.
Ai e identifikoi atë si Dennis Yadiel Sanchez, i cili është 21 vjeç.
Eriku ruan pafajësinë e vëllait të tij dhe në një moment flet drejtpërdrejt me të, duke iu drejtuar si Denis dhe duke i thënë se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Marty Singer, avokati i Ricky Martin ka dhënë për TMZ koment të ngjashëm me atë të vëllait të Ricky-t.
“Për fat të keq, personi që e bëri këtë pohim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë – dhe nuk do të ishte kurrë – i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij”, ka thënë ai./21Media