Tre persona e rrëmbejnë një burrë në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në Polici se ishte rrëmbyer nga tre persona të dyshuar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në kryeqytet.
Viktima ka thënë se të dyshuarit e kishin futur në veturë nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kishin kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima kishte arritur të ikë. Ndërsa, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./21Media

Back to top button