De Ligt arrin për testet mjekësore te Bayerni

Matthijs de Ligt ka arritur te Bayern Munichu për t’i realizuar testet mjekësore. Qendërmbrojtësi holandez do të kryejë testet mjekësore para transferimit këtë javë.

Siç raportohet, De Ligt do të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon plus shtesa.
Gjatë tre viteve të tij në Torino, De Ligt bëri 117 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin. Ai e ndihmoi skuadrën të fitonte një Scudetton, një Kupën e Italisë dhe një Superkup të Italisë./21Media
Back to top button