Qeveria ndan 255 mijë euro për t’ua blerë librat nxënësve të Luginës së Preshevës

255 mijë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ministri i Financave, Hekuran Murati e cilësoi këtë si çështje tepër të rëndësishme.
“Bëhet fjalë për masën 4.2.. Parashihet një ndarje prej 255 mijë euro që merren nga programi i ringjalljes ekonomike dhe transferohen në kodin e përcaktuar nga MASHTI me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha Murati./21Media

Back to top button