Arrestohen 3 persona për organizimi të skemave piramidale dhe bixhoz
Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, sё bashku me Njësitin për Reagim tё shpejtё, sot kanё kryer njё kontroll nё fshatin Carrabreg.
Gjatё kontrollit tё njё lokal, nё njё dhomё tё ndarё nga lokali janё gjetur dhe sekuestruar si prova materiale, letra bixhozi dhe disa çipa qё i përdornin gjatë lojës.
Policia ka arrestuar tre persona tё cilët dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz. Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janё ndaluar për 48 orë./21Media