Arrestohet një person për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person sot rreth orës 11:00 në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarti T.D., 30 vjeçar, është bërë pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë.
“Më datë 14.07.2022 rreth orës 18:30, Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se në një rrugë në Ferizaj ishte një rast i sulmit seksual, ku një person kishte sulmuar seksualisht një të mitur ( F/K) e moshës 13 vjeçare dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Në lidhje me këtë policia menjëherë i kishte marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, në prani dhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button