Mazuti shtrenjtohet, çmimi i derivateve mbetet i njëjtë
Çmimi i derivateve mbetet i njëjtë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa prej sonte në mesnatë për 1,411 denarë për kilogram shtrenjtohet mazuti, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0.56 për qind.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 98,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 edhe më tej do të shitet për 101 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 100, ndërsa vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 98 5 denarë për litër.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 HC do të kushtojë 51.455 denarë për kilogram.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje mesatare tek benzina mesatarisht për 1,141 për qind dhe tek dizeli për 0,923 për qind, ndërsa rritje prej 1,883 për qind ka tek mazuti, ndërsa kursi i dollarit në krahasim me denarin është më i ulët për 0,4 për qind./TV21