Suarez konfirmon klubin e ardhshëm me deklaratë emocionale: “E pamundur t’i thuash jo”

Luis Suarez ka konfirmuar se do t’i bashkohet klubit të fëmijërisë Nacional pas largimit të tij nga Atletico Madrid në fillim të kësaj vere.
Sulmuesi 35 vjeç, fillimisht i është bashkuar Nacional 21 vjet më parë dhe erdhi në radhët e klubit uruguaian përpara se të transferohej në Evropë në vitin 2006. Që atëherë ai e ka kaluar karrierën e tij si lojtar në Holandë, Angli dhe Spanjë, por tani është gati të kthehet në shtëpi, përcjell rtv21.tv
Suarez është një nga sulmuesit më të mëdhenj të gjeneratës së tij, duke shënuar më shumë se 500 gola për klubin dhe vendin. Ai ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha në botë, duke përfshirë Reds, Ajax dhe Barcelona – duke fituar trofe në katër vende dhe në nivel ndërkombëtar, shkruan The Mirror.
Kabineti i trofeut të ndërkombëtarit me 132 ndeshje përfshinë pesë tituj të La Ligës, titullin Eredivisie, Champions League , EFL Cup dhe Copa America. Ai ka fituar vetëm një trofe në futbollin e Amerikës së Jugut – titullin Uruguaian dhe shpreson për më shumë sukses në kthimin e tij.
Suarez ka treguar shumë potencial gjatë një sezoni të tij të plotë në Nacional, duke shënuar 12 gola në të gjitha garat për t’i ndihmuar ata të kapin titullin.
“Tani kam arritur një paramarrëveshje për t’iu bashkuar Nacionalit, ishte e pamundur për mua t’i thosha jo kësaj mundësie. Shpresoj se detajet përfundimtare do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që të kompletohet marrëveshja zyrtarisht”, ka treguar Suarez në një video në rrjetet sociale./21Media

Back to top button