Space Perspective prezanton anijen luksoze kozmike për fluturime në gjithësi

Kompania Space Perspective finalizoi disajnin e anijes kozmike Spaceship Neptune, e cila do të ofrojë pamje epike në lartësi prej 32 km mbi Tokë.
Kjo anije, për dallim prej të tjerave, si asaj Blue Origin të Jeff Bezos e Virgin Galactic të Richard Branson, ku udhëtari mund të ndjejë turbulenca, premton një përvojë në qetësi, kjo pasi që forma e saj është në formë balone.
Pra, kompania Space Perspective me bazë në Florida, e cila qëndron pas këtij disajni, dhe e cila po e ndërton atë në lokacion në afërsi të Qendrës së Gjithësisë Kenedi, planifikon që në këtë anije të futen deri në tetë pasagjerë dhe ata gjatë shëtitjes të përjetojnë pamjet panoramike të Tokës. Udhëtimi do të zgjasë gjashtë orë.
Perspective, këtë produkt e dizajnoi në bashkëpunim me kompaninë e softuerit të quajtur Siemens Digital Industries.
Kjo ofertë e Space Perspective është e fundit sa i përket turizmit në gjithësi, e cila ofron një përvojë më ndryshe nga ato të Bezos e Brenson.
Gjatë udhëtimit me të, udhëtarët mund të mbajnë pije në duar pa problem, pasi që nuk do të përjetohet 0 gravitet. Gjatë udhlëtimit me anijen Blue Origin vitin e kaluar, udhëtarët përjetuan tre minuta gjendjen e mungesës së peshës, e udhëtimi zgjati vetëm 11 minuta, dotë thotë që prej nisjes deri në fund.
Udhëtimi i Virgin Galactic ka zgjatur rreth dy orë e gysmë me Brenson dhe ekipin e tij, ndërkaq muingesa e peshës është përjetuar vetëm pesë minuta.
Po ashtu, udhëtimet me anijen e Space Perspective kushtojnë shumë më pak se ato me Virgin Galactic, $475,000 për një dhe ato në Blue Origin, ku një ka kushtuar $28 million.
Të interesuarit për ulëse në Spaceship Neptune duhet të paguajnë nga 125 mijë dollarë për një./21Media

Back to top button